Lidhje

Anija e hapësirës Endeavour në udhëtim drejt Tokës


Anija amerikane e hapësirës Endeavour është duke u kthyer në Tokë pas një misioni që përfshinte disa dalje në hapësirë. Astronautët bënë riparime në stacionin ndërkombëtar të hapësirës për ta përmirësuar dhe zgjeruar atë.

Anija Endeavour u shkëput nga stacioni dje, duke filluar udhëtimin e gjatë drejt Tokës i cili do të përfundojë me uljen e parashikuar për të premten në Qendrën e Hapësirës Kenedi të Floridës.

Gjatë 11 ditëve në hapësirë, astronautët instaluan një platformë të jashtëme në laboratorin japonez Kibo, platformë e cila do t'i lejojë shkencëtarët të bëjnë eksperimente në kushtet e mungesës së atmosferës.

XS
SM
MD
LG