Lidhje

Kadir: 10 mijë vetë u zhdukën brenda një nate në rajonin ujgur


Veprimtarja ujgure në mërgim Rebiya Kadir thotë se rreth 10 mijë banorë u zhdukën brenda një nate pas trazirave të dhunshme në rajonet veriperëndimore të Kinës këtë muaj.

Duke folur sot në Tokio, aktivistja me banim në Amerikë, bëri thirrje për hetime të pavarura për trazirat në Urumçi, kryeqyteti i provincës Sin-Kiang të Kinës.

Pekini thotë se gjatë trazirave humbën jetën 197 persona. Dhuna filloi më 5 korrik kur banorët etnikë ujgurë protestuan ndaj veprimeve të policisë kundër një proteste të ujgurëve të tjerë në juglindje të Kinës.

Në shenjë hakmarrjeje, hanët etnikë kinezë filluan plaçkitjet në lagjet e ujgurëve. Rebiya Kadeer tha se është e zhgënjyer nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera që nuk e ngritën zërin për këtë situatë.

Pekini e akuzon zonjën Kadeer si organizatore të protestave, akuzë që ajo e mohon.//ii

XS
SM
MD
LG