Lidhje

Fullani: rritja ekonomike ka premisa të mbetet pozitive.


Guvernatori i Bankës Qendrore të Shqipërisë tha se megjithë uljen e ritmeve të rritjes ekonomike ajo ka premisa të mbetet pozitive.

Zoti Ardian Fullani i bëri këto komente sot në përfundim të një mbledhjeje të Këshillit Mbikqyrës së Bankës.

Sipas guvernatorit të Bankës, kriza botërore ka ndikuar ekonominë shqiptare duke lëkundur faktorët dhe ekuilibrat të cilët kanë mbështetur rritjen ekonomike.

Ai tha se rritja e ulët e kredisë dhe e ofertës monetare, treguesit e përkeqësuar të besimit të biznesit dhe të konsumatorit, ngadalësimi i të ardhurave buxhetore dhe treguesve specifikë të sektorëve të caktuar të ekonomisë, sugjerojnë se ritmet e rritjes së ekonomisë janë zvoglëuar porse ekzistojnë premisat për të ruajtur ritmet pozitive. //ii

XS
SM
MD
LG