Lidhje

Iran: Policia përleshet me protestuesit


Në Iran, disa dëshmitarë thonë se policia u përlesh me demonstruesit, ndërsa mijëra protestues u mblodhën në dy pika të veçanta për të kundërshtuar shkeljen e urdhëresës qeveritare që ndalon grumbullimet publike.

Dëshmitarët thanë se të paktën 2 mijë vetë ishin mbledhur në qendër të Teheranit, për të nderuar kujtimin e të vrarëve gjatë trazirave që pasuan rizgjedhjen e Presidentit Mahmud Ahmadinexhad. Ata thanë se policia përdori shkopinjtë e gomës dhe gazin lotsjellës për shpërndarjen e turmës.

Kandidatët e mundur në zgjedhje, Mir Hosein Musavi dhe Mehdi Karrubi kishin kërkuar mbajtjen e një ceremonie përkujtimore në heshtje për të kujtuar mbushjen e 40 ditëve që nga fillimi i fushatës qeveritare për shtypjen e protestave masive në rrugë.

Autoritetet e mohuan këtë kërkesë. Por sot më herët, mijëra vetë u mblodhën në varrezën Behesht – e Zahra të Teheranit, për të kujtuar të vrarët pas zgjedhjeve të 12 qershorit.

Zoti Mir Musavi dhe zoti Mahdi Karrubi morën pjesë veç e veç në ceremoni. Dëshmitarët thanë se policia e rrethoi zotin Musavi dhe e detyroi atë të kthehej në makinë, ndërsa përkrahësit e opozitës hidhnin parrulla për ta mbështetur kandidatin e mundur.

Njerëzit thanë se policët, disa të armatosur me shkopinj gome, kanë ndaluar disa nga pjesëmarrësit në ceremoninë përkujtimore në ceremonitë përkujtimore që u zhvilluan në varrezë.

XS
SM
MD
LG