Lidhje

Shqipëri: Aksidentet vazhdojnë të marrin jetë njerëzish


Në Shqipëri vetëm brenda pesë ditëve të fundit, 17 persona kanë humbur jetën dhe 32 të tjerë janë plagosur në aksidente rrugore.

Në 24 orët e fundit mbetën të vedekur 4 persona dhe 7 u plagosën në dy aksidente të vecuara, një në Peqin dhe një tjetër sot në rrugën Lezhë Tiranë.

Në këtë të fundit humbën jetën 3 persona të një familjeje për shkak të përplasjes së automjetit të tyre me një kamion.

Bilanci tragjik i këtyre ditëve ka detyruar policinë të shtojë ndjeshëm kontrollet në akset rrugore duke rritur numrin e pranisë së forcave të saj. Policia ka kërkuar respektimin e rregullave të qarkullimit, ndërkohë që problem në Shqipëri mbetet edhe mungesa e sinjalistikës së duhur rrugore.

Në Shqipëri muajt e verës shoqërohen me një rritje të ndjeshme të numrit të aksidenteve për shkak të sezonit turistik. Vetëm në muajt qershor korrik kanë hyrë dhe kanë dalë nga vendi afër 580 mijë automjete. Sipas statistikave të policisë korriku i këtij viti ka shënuar edhe numrin me të madh të aksidenteve: 148 të tilla me 48 të vdekur.//ii

XS
SM
MD
LG