Lidhje

Kosova: Dy raste infektimi me virusin A H1N1


Autoritetet në Kosovë thanë sot se nuk ka raste te reja të gripit të derrit pas konfirmimit të dy rasteve të infektimit me virusin A H1N1. Ata theksuan sërish se nuk ka arsye për panik ne mesin e popullsisë dhe se vendi është i përgatitur për t'u përballur me këtë sëmundje. Gjatë javës që po lëmë pas Kosova regjistroi rastet e para të infektimit me këtë virus. Dy të infektuarit që janë në gjendje të mirë shëndetësore ndodheshin në Kosovë për pushime.

XS
SM
MD
LG