Lidhje

Policia izraelite dëbon dy familje palestineze nga Jeruzalemi lindor


Policia izraelite dëboi dy familje palestineze nga shtëpitë e tyre në Jeruzalemin lindor sot dhe vendosi aty kolonë izraelitë.

Policia tha se ata po zbatonin urdhëra dëbimi të lëshuara nga një gjykatë izraelite.

Komuniteti ndërkombëtar ka vazhduar t'i bëjë presion Izraelit të ndalojë ndërtimet e vendbanimeve në Jeruzalemin Lindor dhe në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Palestinezët duan që Jeruzalemi lindor të jetë kryeqyteti i shtetit të tyre të ardhshëm.

Rreth 250 mijë palestinezë jetojnë në Jeruzalemin lindor, përkrah rreth 200 mijë hebrenjve./ap/

XS
SM
MD
LG