Lidhje

Nxënësit nga Virxhinia bëjnë përpjekje për të ndihmuar ambientin


Ngrohja globale ka vite që po tërheq vemendjen e madhe të medias. Ajo mbetet shqetësim për ata që besojnë se planeti ynë po ngrohet me ritme alarmante. Në një shkollë të mesme të shtetit Virxhinia, e cila e përqendron programin e saj te shkenca dhe teknologjia, një grup nxënësish po punojnë për të zbutur ngrohjen globale.

Nxënësi i shkollës së mesme Thomas Jefferson, Seth Kolker dhe disa shokë të tij i kanë hyrë një pune të rëndësishme për temën e tyre të diplomës – instalimin e paneleve diellore në tarracën e shkollës.

Amanda Hurowitz është një nga mësueset e kësaj shkolle.

"Kur ke një grup nxënësish, 30 ose 40 vetë që janë të zgjuar dhe të përkushtuar e që punojnë së bashku, çdo gjë mund të arrihet."

Shkolla e Mesme Thomas Jefferson furnizohet me energji nga një uzinë me qymyrguri dhe kjo i preokupon nxënësit dhe mësuesit që mendojnë për mjedisin.

"Qymyrguri në thelb është qymyr dhe kur digjet, qymyri çlirohet në atmosferë duke ndikuar në ngrohjen globale."

Shumica e shkencëtarëve dhe personalitete të tjera si ish nënpresidenti demokrat Al Gore, thonë se lëndët djegëse me bazë karbonike, si qymyret apo gazi, ndikojnë në rritjen e temperaturave mesatare të atomosferës, fenomen që njihet si ngrohje globale.

Në përgjigje të kësaj, disa shkolla në Amerikë kanë filluar të instalojnë panele diellore. Deri kohët e fundit, shkollat në zonën e Uashingtonit ngurronin ta bënin këtë për shkak të investimit të madh fillestar që kërkohet.

Por nxënësit e shkollës Thomas Jefferson nuk u dekurajuan. Nxënësja e vitit të dytë, Lisa Junta gjeti një mënyrë për financimin e projektit.

"I dëgova letra korporatave të ndryshme duke u kërkuar para për të financuar panelet diellore."

"Arritëm të mbledhim 15,000 mijë, pastaj 20, 40 dhe më në fund 56 mijë dollarë."

Të 22 panelet diellore në tarracën e shkollës mbulojnë rreth 3 përqind të nevojave të saj për energji. Mund të mos duket shumë por me kalimin e kohës, kursimet janë të mëdha.

"Brenda një viti, këto panele shmangin çlirimin në atmosferë të pesë tonëve qymyr."

Panelet përbëhen nga shumë celula diellore të cilat grumbullojnë energji nga dielli dhe e kthejnë në elektricitet. Çdo celulë ka një mekanizëm të motorizuar që e vë në lëvizje.

"Këta motorë të vegjël që rrotullohen, i japin drejtim lëvizjes së celulave. Ne i programojmë atë që të lëvizin në formë rrethi duke u dhënë drejtimin optimal paneleve."


Në këtë mënyrë, celulat diellore ndjekin lëvzjen e diellit në qiell.

Megjithëse panelet diellore janë vënë tashmë në funksionim, etja e nxënësve për të ndihmuar mjedisin nuk ka marrë fund. Në parkimin e shkollës ka filluar tani ndërtimi i një objekti me çati të gjelbër.

Ka plane për të shtuar numrin e paneleve diellore dhe nxënësit po shikojnë mundësinë që të instalojnë turbina me erë.

"Ishte diçka mjaft e bukur që ky grup nxënësit arriti të bëjë këtë, të instalojë panele diellore në tarracë."

Diçka vërtet e bukur dhe që premton arritje të tjera për këtë shkollë dhe për nxënësit e saj./ap.

XS
SM
MD
LG