Lidhje

Afganistan: Të paktën 10 të vrarë nga shpërthimi i një bombe


Policia afgane thotë se një bombë në anë të rrugës ka shpërthyer në perëndim të Afganistanit, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 10 personave dhe plagosjen e 20 të tjerëve.

Zyrtarët thonë se shpërthimi kishte në shënjestër policinë dhe ndoshi sot në mëngjes në qytetit e Heratit.

Sulmi ndodh ndërsa dhuna është intenisfikuar para zgjedhjeve presidenciale të 20 gushtit.

Dje i dërguari i lartë i Kombeve të Bashkuara në Afganistan, Kai Aide bëri thirrje për bisedime paqeje me udhëheqjen e lartë talebane për t'i dhënë fund konliktit.

Presidenti afgan Hamid Karzai ka bërë thirrje vazhdimisht për bisedime paqeje me Talebanët, përfshirë udhëheqësin e grupit Mullah Omari. Por Omari i ka hedhur poshtë këto oferta, duke thënë se asnjë dialog nuk mund të bëhet, derisa të gjitha trupat e huaja të dalin nga vendi.

XS
SM
MD
LG