Lidhje

SHBA: Administrata shqyrton alternativa transferimi për Guantanamon


Zyrtarët amerikanë thonë se administrata e presidentit Obama po shikon mundësinë për transferimin e terroristëve të dyshuar nga Gjiri Guantanamo i Kubës, në një burg brenda Shteteve të Bashkuara, që do të kishte sallën e vet të gjykimit për procese gjyqësore ushtarake dhe civile.

Objekti i sigurisë së lartë do të drejtohej nga një bashkëpunim i Departamentit të Mbrojtjes, Drejtësisë dhe Sigurisë Kombëtare. Sejcili departament do të mbikqyrte grupe të ndryshme të burgosurish.

Zyrtarë brenda administratës thonë se kompleksi burg-gjykatë është vetëm një nga alternativat që po shqyrtohet si pjesë e planit të presidentit Barak Obama për mbylljen e burgut ushtarak të Guantanamos deri në janar të vitit të ardhshëm.

Zyrtarët thonë se objekti do të mbante edhe të burgosurit pa afat ndalimi, si dhe ata që janë miratuar për t’u liruar, por që asnjë vend nuk ofron t’i strehojë.

Shtetet e Bashkuara po kërkojnë mundësinë e transferimit në vende të tjera të rreth 50 të burgosurve të Guantanamos, për të cilët është vendosur që të mos ndiqen penalisht. //ii

XS
SM
MD
LG