Lidhje

Sanksione të reja ndaj Iranit nëse nuk pranon bisedime


Njoftimet e medias citojnë zyrtarë perëndimorë të paidentifikuar, sipas të cilëve Shtetet e Bashkuara kryesojnë përpjekje që mund të vendosin sanksione të reja kundër industrisë jetike iraniane të naftës, nëse Teherani nuk pranon ftesën për bisedime mbi programin bërthamor.

Njoftimet e botuara sot theksojnë se zyrtarët amerikanë kanë diskutuar me aleatët për një propozim për të mos u lejuar kompanive të eksportojnë në Iran nënprodukte nafte, si benzinë apo karburant tjetër.

Megjithë fushat e gjera naftëmbajtëse, industria e naftës në Iran nuk është në gjendje të prodhojë karburant të mjaftueshëm për nevojat e brendshme. Gazeta New York Times njofton se zyrtarët amerikanë kanë diskutuar marrjen e masave kundër kompanive, të cilat përmbushin 40 për qind të nevojave të brendshme të Iranit për konsum karburanti.

Sot, Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton nuk pranoi të komentonte mbi ndonjërin prej propozimeve specifike që po diskutohen. Por ajo tha se në mungesë të një përgjigjeje pozitive nga qeveria iraniane, komuniteti ndërkombëtar do të diskutojë hapat e ardhshëm në këtë ballafaqim për programin bërthamor. //ii

XS
SM
MD
LG