Lidhje

Senatori zviceran në Serbi për akuzat e trafikimit të organeve


Një ekspert i njohur i Këshillit të Evropës ndodhet në Beograd për të hetuar mbi njoftimet se luftëtarë shqiptarë të Kosovës kanë rrëmbyer civilë serbë, u kanë marrë organet dhe i kanë shitur në tregun e zi.

Senatori zviceran Dik Marti do të takohet me zyrtarë të lartë të gjyqësorit serb për të hetuar mbi njoftimet. Një zëdhënës i prokurorit serb për krime lufte thotë se Beogradi do të kërkojë informacion për mbi 500 vetë që figurojnë të zhdukur pas konfliktit të Kosovës.

Zoti Marti shkon këtë javë edhe në Kosovë dhe Shqipëri.

Akuzat për trafik organesh u shfaqën vitin e kaluar në një libër të botuar nga ish-kryeprokurorja e Gjykatës së Kombeve të Bashkuara për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, Karla del Ponte.

Sipas pohimeve të saj në libër, disa të burgosur ishin transferuar në fund të viteve ’90 nga Kosova në Shqipëri, ku u ishin marrë organet, të cilat ishin shitur më pas në klinika të huaja, ndërsa vetë personat ishin vrarë.//ii

XS
SM
MD
LG