Lidhje

Paola Abdul do largohet nga "American Idol"


Paula Abdul njoftoi se do të largohet nga "American Idol," një spektakël televiziv që sipas këngëtares fitoi famë ndërkombëtare në sajë të pranisë së saj.

"Me keqardhje në zemër, kam vendosur të mos marr pjesë përsëri," tha ajo në një njoftim të bërë në Twitter. Në një deklaratë, televizioni "FOX" dhe producentët e shfaqjes "American idol" thanë se 47-vjeçarja Abdul ka qenë një pjesë e rëndësishme e familjes së 'American Idol' gjatë tetë sezoneve të kaluara duke e quajtur atë një talent të jashtëzakonshëm.

Televizioni njoftoi se Kara DioGuardi do të kthehet përsëri në shfaqje, pra për herë të dytë. Zonja Dioguardi vitin e kaluar ngriti dyshime mbi të ardhmen e Paula Abdul-it, e cila në muajin korrik shprehu optimizëm se do të mund të arrinte një kontratë të re për të marrë pjesë në shfaqje. Por me sa duket marrëveshja nuk u arrit dot.

Paula Abdul filloi javët e fundit të punojë me një menaxher të ri, David Sonenberg. "Do të më mungojë shumë puna me tërë ato talente të reja, shkruante ajo. Por më shumë do të më mungojë të qenurit pjesë e një spektakli të cilin e kam ndihmuar që nga dita e parë për t'u bërë fenomen ndërkombëtar", shkruante Paula Abdul në Twitter.//lk


XS
SM
MD
LG