Lidhje

Ngritja e FSK-së dhe shkurtimi i KFOR-it


Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota, tha sot se shkurtimi i trupave të NATO-s është pasqyrim i zhvillimeve pozitive në Kosovë. Në një takim me gazetarë me rastin e njëvjetorit të themelimit të ministrisë së tij, zoti Mujota tha se ngritja e kësaj force që mbikëqyret dhe mbështetet nga NATO-ja dëshmon bashkërendimin e veprimeve të komunitetit ndërkombëtar dhe institucioneve të Kosovës në fushën e sigurisë. Nga Prishtina njofton korrespondenti ynë, Leonat Shehu.

XS
SM
MD
LG