Lidhje

Gjeorgjia dhe Rusia shënojnë një vjetorin e konfliktit mes tyre


Gjeorgjia dhe Rusia po shënojnë një vjetorin e konfliktit mes tyre lidhur me territorin separatist gjeorgjian të Osetisë Jugore, në një atmosferë akuzash të ndërsjella.

Gjeorgjianët mbajtën një minutë heshtje për të nderuar viktimat e konfliktit dhe menjëherë pas kësaj, presidenti Saakashvili mbajti një fjalim në Gori, qyteti gjeogjian që vuajti shumicën e operacioneve të ushtrisë ruse.

Një ekspozitë në natyrë në Tbilisi paraqet përpjekjet ruse në shekuj për të sunduar vendin. Ndërsa në kryeqytetin e Osetisë Jugore po mbahen ceremoni të ndryshme përkujtimore. Udhëheqësi i rajonit, Eduard Kokoity, në komentet që dha në televizion e akuzoi Gjeorgjinë për përpjekje për shfarosjen e popullatës së Osetisë.

Presidenti gjeogjian Mihail Saakashvili në komentet që bëri dje për shërbimin rus të Zërit të Amerikës këmbënguli se komuniteti ndërkombëtar e njeh Rusinë si vend agresor. Bashkimi Evropian, në një deklaratë që bëri sot, thonte se vëzhguesit e vet në rajon thonë se gjendja është e qetë. //kh//

XS
SM
MD
LG