Lidhje

Indonezia beson se ka vrarë një nga terroristët më të kërkuar në vend


Policia në Indonezi thotë se beson që ka vrarë një nga terroristët më të kërkuar në vend gjatë një operacioni sot, si dhe ka arritur të parandalojë një komplot për sulm me bombë kundër presidentit të vendit.

Kreu i policisë së vendit tha megjithatë se priteshin rezultatet e testit të ADN-së para se të konfirmohej vdekja e Nurdin Muhamed Top, i cili akuzohet për disa sulme famëkeqe me bomba. Nurdin, i cili besohet të ketë urdhëruar sulmet vdekjeprurëse të muajit të kaluar në hotelet luksoze të Xhakartës, ishte në qendër të operacionit të bastisjes së një shtëpie në Xhavën qendrore, e cila përdorej si vendstrehim nga militantët islamikë.

Njoftimet jozyrtare thonë se trupi i Nurdin është dërguar në kryeqytet për autopsi. Zyrtarët thonë se një bastisje e dytë zbuloi një plan për vrasjen e presidentit Susilo Bambang Jud-hojono.

Dy veta u vranë në atë incident në periferi të Xhakartës pasi sulmuan policinë. (ze)

XS
SM
MD
LG