Lidhje

Nëntë të vdekur nga përplasja në ajër pranë Nju Jorkut


Zyrtarët e sigurisë të aviacionit po hetojnë mbi një përplasje në ajër të një helikopteri dhe një avioni të lehtë pranë Nju Jorkut që shkaktoi vdekjen e nëntë personave, përfshirë pesë turistë italianë.

Deborah Hersman, kryetarja Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit, tha dje në mbrëmje se një ekip hetimor ka filluar të mbledhë informacion dhe të dhëna për përlasjen që shkaktoi rënien në lumin Hadson të helikopterit dhe avionit.

Helikopteri me një pilot dhe pesë turistë italianë sapo ishte nisur nga një heliport në Manhatan. Avioni me një motor dhe dy pasagjerë ishte nisur nga aeroporti i Teterboros në Nju Xhersi aty pranë.

Aksidenti ndodhi dje në mesditë në prani të shumë njerëzve që kishin dalë për të shijuar ditën e bukur me diell.

Zonja Hersman tha se tre trupa janë nxjerrë nga lumi. //kk//

XS
SM
MD
LG