Lidhje

Nagasaki kujton viktimat e bombës atomike


Kryetari i Bashkisë së Nagasakit, në Japoni, bëri thirrje për një ndalim në shkallë globale të armëve bërthamore në një ceremoni me rastin e 64 vjetorin e hedhjes së bombës atomike nga SHBA në atë qytet, ku thuhet se u vranë rreth 74 mijë vetë.

Kryebashkiaku Tomihisa Tanu i bëri thirrje udhëheqësve të fuqive bërthamore ta vizitojnë qytetin në jugperëndim të Japonisë dhe të përpiqen për eliminimin e armëve bërthamore. Zoti Tanu përmendi me këtë rast një fjalim të prillit të Presidentit Obama në Pragë, ku ai i bëri thirrje botës të heqë dorë nga armët bërthamore.

Gjatë ceremonisë sot Nagasaki u mbajt një minutë heshtje në orën 11:02 minuta sipas orës lokale, koha e hedhjes së bombës 64 vjet më parë. Një thirrje e ngjashme u bë të enjten kur u përkujtua në Hiroshima përbjetori i hedhjes së bombës në këtë qytet, që vrau rreth 260 mijë njerëz.//lk

XS
SM
MD
LG