Lidhje

Kuvajti zbulon komplot terrorist kundër një baze amerikane


Autoritetet kuvajtiane thanë se zbuluan një komplot të militantëve të al-Kaidës për të sulmuar një bazë ushtarake amerikane dhe vende të tjera në këtë shtet të Gjirit Persik.

Në një deklaratë të ministrisë së brendshme të Kuvaitit sot thuhej se 6 kuvajtianë, që përbëjnë një celulë, që ka lidhje me al-Kaidën, u arrestuan, madje ata pranuan se po organizonin komplotin.

Sipas ministrisë, ata kishin në plan të sulmonin bazën ushtarake amerikane Arifjan, selinë e sigurimit të shtetit të Kuvajtit dhe godina të tjera të rëndësishme qeveritare.

Një zëdhënës i Pentagonit tha se Shtetet e Bashkuara janë mirënjohëse që forcat kuvajtiane të sigurimit vepruan me shpejtësi dhe eliminuan kërcënimin që përbënin 6 individët.

Baza Arifjan ndodhet në jug të kryeqytetit të Kuvajtit dhe shërben si pikë nisje e forcave amerikane, që dislokohen në Irakun fqinj. //ad//

XS
SM
MD
LG