Lidhje

Udhëheqësit botërorë dënojnë vendimin e Birmanisë


Vendimi i qeverisë së Birmanisë për të mbajtur edhe 18 muaj të tjerë në arrest shtëpie për udhëheqësen e opozitës Aung San Si Ki, po kritikohet ashpër nga udhëheqës botërorë.

Presidenti amerikan Barak Obama tha se ky dënim shkel parimet universale të të drejtave të njeriut.

Kryeministri britanik Gordon Braun e quajti vendimin “monstruoz”, ndërsa presidenti francez Nikolas Sarkozi tha se vendimi ndaj An San Su Kisë është i padrejtë dhe i paligjshëm.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun shprehu keqardhje të thellë, ndërsa qeveria e Filipineve e akuzoi Birmaninë se me dënimin me arrest shtëpie, qeveria synon të parandalojë udhëheqësen e opozitës që të marrë pjesë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

XS
SM
MD
LG