Lidhje

Shenja premtuese për ekonominë në Azi


Prodhimi industrial i Indisë është rritur me ritmin më të shpejtë në 16 muaj, tregues tjetër ky që ekonomia e tretë më e madhe e Azisë po del nga kriza financiare ndërkombëtare.

Agjencia qeveritare e statistikave tha sot se prodhimi industrial u rrit me 7,8 përqind në qershor në krahasim me vitin e kaluar.

16 vendet që përdorin Euron nuk kanë ecur me të njëjtin rritëm. Prodhimi industrial në vendet që përdorin Euron ra me 17 përqind në qershor, në krahasim me vitin e kaluar.

Shkurtimet e vendeve të punës dhe mungesa e kredive bankare e kanë dobësuar kërkesën e konsumatorëve, duke dëmtuar edhe prodhimin industrial.

Të dhënat e publikuara në Londër tregonin se papunësia në Britani ka arritur kulmin në 14 vjet, ku 2,43 milion njerëz janë të papunë. Numri i të papunëve u rrit me 7,8 përqind nga prilli deri në qershor./ap.

XS
SM
MD
LG