Lidhje

Ligjvënësit demokratë amerikanë fajsojnë palestinezët


Kreu i një delegacioni kongresmenësh demokratë amerikanë fajësoi palestinezët si pengesë për bisedimet e paqes me Izraelin. Kongresmeni Steni Hojer tha sot në Jeruzalem se pengesa kryesore në bisedime është mungesa e gatishmërisë së Presidentit palestinez Mahmud Abas për të ulur në tryezë me izraelitët.

Zyrtarët palestinezë kanë thënë se Izraeli duhet të ndërpresë ndërtimin e vendbanimeve në Jeruzalem dhe në Bregun Perëndimor për të rifilluar procesin e paqes. Ndërkohë, organizata Human Rights Watch akuzoi Izraelin për vrasjen e 11 civilëve palestinezë të paarmatosur gjatë ofensivës izraelite trejavëshe në Rripin e Gazës në fillim të këtij viti.

Një përfaqësues i kësaj organizate i tha Zërit të Amerikës se civilët po valvitnin flamuj të bardhë kur u qëlluan nga ushtarët dhe se 9 nga të 11 personat e vrarë ishin gra dhe fëmijë. Human Rights Watch e quajti këtë një krim lufte dhe ka kërkuar që Izraeli të kryejë hetime lidhur me vdekjen e personave në fjalë.//kh//

XS
SM
MD
LG