Lidhje

Gjermani: Parullat naziste të ndaluara vetëm në gjermanisht


Një gjykatë gjermane arriti në përfundimin se përdorimi i parrullave naziste ndalohet vetëm nëse ato janë të shkruara në gjermanisht.

Gjykata Federale e Drejtësisë në Karlsruhe e përmbysi vendimin e një gjykate të shkallës më të ulët e cila kishte gjobitur me 6,000 dollarë një organizatë ultra-nacionaliste sepse posedonte 100 këmisha me parrullën "Blood and Honor" “Gjak dhe Nder” të shkruar në anglisht. Kjo parrullë është përkthim i motos gjermane "Blut und Ehre," e organizatës së ndaluar Rinia Naziste.

Në Gjemani është i ndaluar demonstrimi i parrullave naziste por gjykata arriti në përfundimin se përdorimi i fjalëve në anglisht përfaqëson një ndryshim thelbësor dhe nuk mbulohet nga ligji kundër nazizmit.

Ajo ia ktheu çështjen në fjalë një gjykate më të ulët duke thënë se i pandehuri megjithatë mund të përballet me akuzat se ka shkelur ligjet që kanë të bëjnë me ekstremizmin e djathtë. //bsa//

XS
SM
MD
LG