Lidhje

Në kërkim të burimeve energjitike të ripërtërira


Në verit të San Françiskos, avulli i nxehtë nën sipërfaqen e tokës është një element i rendësishëm i rrjetit energjitik. Nga geizeri me sipërfaqe prej mbi 100 kilometrash katrorë del ujë i ngrohur në rrugë natyrale.

Vrimat vullkanike ofrojnë një mënyrë të shkëlqyer për përdorimin e fuqisë masive të energjisë së brendëshme të tokës. Pavarësisht nxehtësisë dhe avullit sulfurik me erë të rendë, disa lloj bimësh dhe lloje algash janë përshtatur në këto mjedise. Brian Ben, manaxher për mjedisin, shëndetin dhe sigurinë në këtë geizer, thotë se vrimat vullkanike ndodhen në një vend ku energjia e Tokës është më afër sipërfaqes.

“Në këtë pjesë burimi i nxehtësisë është më pranë sipërfaqes. Ajo është afërsisht në një nivel me detin. Pra jemi vetëm 300 metra larg burimit të fuqishëm të nxehtësisë që furnizon geizerin. Kjo çarje në tokë ofron një mundësi të madhe si burim energjie.”

E gjendur në Rrethin e Zjarrtë të Paqësorit dhe në linjën ku takohen pllakat tektonike të Paqësorit dhe të Amerikës së Veriut, ky kompleks geizerësh është burimi më aktiv gjeotermal në Shtetet e Bashkuara. Uji në tokë ngrohet nga gurët e nxehtë në thellësi të tokës duke krijuar një djep natyral me avull nën presion mjaft të lartë.

Firma Calpine, prodhuesja më e më e madhe e enrgjisë gjeotermale në Amerikën e Veriut, furnizon në mënyrë konstante përmes tubacioneve 15 centrale, turbinat e të cilave konvertojnë avullin në energji elektrike.

Mike Rogers, zv president i firmës thekson se avulli është një shembull i fuqisë tradicionale gjeotermale ku prodhohet nxehtësi nga xhepat egzistues të avujve pa patur nevojë që t’i furnizosh mekanikisht me ujë.

Financimet amerikane për energjinë gjeotermale kanë qënë të pakta, por plani stimulues i presidentit Obama parashikon më shumë se 467 milion dollarë për zhvillimin e enegjisë gjeotermale dhe diellore në vend.

Grupet kërkimore tani mund të kërkojnë fonde nga Departamenti i Energjisë dhe t’i nënshtrohen eksperimeteve që përçojnë elektricitetin nga berthama e tokës tek shtëpitë e banimit. Sot për sot burimet gjeotermale japin 3000 megavat energji në SHBA. Ekspertët parashikojnë shtimin e me 3000 megavat të tjera deri në vitin 2012 me shpresën se deri në 2030 do të nxirren 50,000 megavat energji ose furnizim i mjaftueshëm për 40 milionë shtëpi.

Akademikë si Steven Glaser në Universitetin e Kalifronisë në Berkley shpresojnë se paketa stimuluese e presidentit Barak Obama do të nxisë komercializimin e industrisë gjeotermale.

“Ky stimul do të ishte i mjaftueshëm tani për tani por çështja është: a do të mjaftonte për ta komercializuar prodhimin e elektricitetit nga energjia gjeotermale? Ndoshta jo...por kërkimet mund të zgjidhin problemet e mëdha pastaj hollësitë e vogla janë shumë më lehtë të trajtohen.”

Duket se Sistemet e Përparuara Gjeotermale ose siç njihen ndyshe EGS, do të mbizotërojnë këtë fushë. Në këtë sistem, uji ose karburanti pompohet në zonën termale, nxehet ndërkohë që kalon përmes të çarave të gurëve të nxehtë dhe ngjitet në vrimat që dalin nga toka, pastaj përdoret për të prodhuar energji.

Aty ku nuk ka ujë, studiuesit mendojnë të përdorin dioksid karboni për të thithur nxehtësinë dhe për ta sjellë atë në sipërfaqe, duke izoluar dioksidin e karbonit si një e mirë e dytë.

Projekte të Sistemeve të Përparuara Gjeotermale, EGS po ndertohen në France, Gjermani dhe Australi. Koha do të tregojë nëse kërkimet gjeotermale do të mundësojnë përdorimin e kësaj energjie me kosto aq të ulët sa të arrijë të transformohet në shkallë komerciale.//kh//

XS
SM
MD
LG