Lidhje

Ish presidenti afgan Burhanuddin Rabbani i shpëton një atentati


Ish presidenti afgan Burhanuddin Rabbani i shpëtoi një atentati të talebanëve në Afganistanin verior, një rajon ku ka patur shtim të sulmeve të militantëve gjatë kohëve të fundit. Policia afgane tha se luftëtarët talebanë e sulmuan autokolonën e zotit Rabbani në pritë me granata por pa mundur të shkaktojnë viktima.

Ndërkohë, sipas zyrtarëve afganë nga dy shpërthime në Afganistanin jugor u vranë të paktën 14 civilë, duke përfshirë tre fëmijë, në vazhdën e intensifikimit të sulmeve talebane në prag të zgjedhjeve presidenciale të planifikuara për më 20 gusht.

Një zyrtar tha se bomba e parë shkatërroi dje një makinë në provincën Helmand, duke lënë të vrarë 11 pjestarë të një familjeje. Sipas zyrtarit, nga e gjithë familja mbeti gjallë vetëm një vajzë e vogël. Ndërkohë, tre djem të vegjël në provincën fqinje Kandahar humbën jetën nga shpërthimi i një bombe në atë të rrugës kur ata po luanin. Për të dy shpërthimet janë fajësuar militantët talebanë. //kh//

XS
SM
MD
LG