Lidhje

Iran: Kleriku radikal dënon akuzat për tortura në burgje


Në Iran, një klerik radikal dënoi akuzat e ngritura se disa protestues të ndaluar me motive politike janë torturuar deri në vdekje gjatë kohës që janë mbajtur në burg.

Kleriku i lartë Ahmad Khatami u tha besimtarëve gjatë lutjeve të së Premtes në Universitetin e Teheranit se pretendimet për tortura të shprehura nga udhëheqësi i njohur i opozitës dhe ish kryetari i Parlamentit, Mahdi Karroubi, kanë shërbyer si inkurajim për armiqtë e Iranit. Ai kërkoi që Karroubi të dalë në gjyq për komentet që ka bërë.

Zoti Karroubi bëri një deklaratë të enjten ku përshkruante dënimet ekstreme që sipas tij i ishin nënshtruar disa prej të burgosurve. Ai akuzoi autoritetet e burgjeve për rrahje deri në vdekje, dhunime dhe abuzime ndaj të burgosurve.

Akuzat për abuzime i kanë zemëruar pushtetarët konservatorë radikalë të vendit duke thelluar ndarjet politike mes tyre nga njëra anë dhe klerikëve e politikanëve më të moderuar nga ana tjetër. //ii

XS
SM
MD
LG