Lidhje

SHBA: Shitjet me pakicë shënojnë rënien më të madhe në dekada


Çmimet e artikujve të konsumit mbetën të pandryshuara në muajin korrik me koston e ulët të energjisë dhe kërkesat në rënie në krye të listës.Sipas një raporti të qeverisë që u publikua dje, ideksi i çmimeve të artikujve të konsumit ka shënuar rënien më të shpejtë në disa dekada.Kjo është një prirje shqetësuese pasi tregon se sa është tronditur besimi i konsumatorëve për ekonominë e vendit.

Sipas sondazhit më të fundit për sentimentin e konsumatorëve, amerikanët më tepër panë se sa blenë artikuj në korrik.

"Unë jam më e kujdesëshme në shpenzime se sa më parë.Gjithmonë më ka pëlqyer të ble, por tani rezervohem më shumë”, thotë një grua.

Disa blerës thonë se tani blejnë vetëm artikujt më të domosdoshëm.

"Jam në gjendje të mirë, por më e kujdesëshme tani, pasi mund ta humbas punën në çdo moment, asgjë nuk është plotësisht e sigurt", thotë kjo vajzë e re.

Kjo është një prirje e re për shumë amerikanë që dikur i përdornin kartat e kreditit pa më të voglin hezitim.Por në këtë situatë investitorët shqetësohen së tepërmi, sepse amerikanët nuk po shpenzojnë sa duhet për t’i dhënë nxitje ekonomisë. Ekspertët thonë se shpenzimet janë tejet të rëndësishme sepse përbëjnë dy të tretat e ekonomisë amerikane. Joe Brusuelas është kryeanalisti i tregut në faqen e Internetit të Mood-it Economy.com.

"Familjet po i shikojnë me kujdes shpenzimet.Askush nuk ka besim se të ardhurat e tyre do të vazhdojnë gjatë dy vjetëve të ardhëshëm”.

Kjo pasiguri është pasqyruar edhe në Wall Street, ku çmimet e aksioneve kanë rënë djeshëm. Rënia e çmimeve të artikujve me pakicë i ka befasuar disa njerëz, duke patur parasysh suksesin e programit qeveritar për të ndihmuar financiarisht konsumatorët të blejnë makina që shpenzojnë më pak karburat, program që solli rrjen e shitjes së automjeve me dy përqind.

Por disa thonë se në fakt ky program mund t’i dëmtojë shitësit. Joseph Feldman është analist i tregut për grupin këshillues Telsey.

"Për mendimin tim ky program po i largon konsumatorët nga artikuj të caktuar, duke dëmtuar disa shitës, si për shembull ata të artikujve elektronikë si televizionët me ekrane të mëdha”.

Raporti i Departamentit amerikan të Punës tregon se pakësimi i shpenzimve rezultoi në rënin dy përqind të çmimeve të artikujve të konsumit që nga viti i kaluar. Ky lajm vjen pas një seri raportesh që tregojnë se numri i shtëpive të mara nga bankat dhe papunësia janë në ngritje. //iç//

XS
SM
MD
LG