Lidhje

Ajatollah Sadik Larixhani kryetari i ri i Gjykatës së Lartë të Iranit


Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, emëroi një Kryetar të ri për Gjykatën e Lartë, ndërkohë që po zhvillohen gjyqet e aktivistëve që protestuan kundër rezultatit të zgjedhjeve presidenciale.

Media shtetërore e Iranit bëri sot të ditur se Ajatollah Sadik Larixhani u zgjodh në postin e Kryetarit të Gjykatës së Lartë pas përfundimit të mandatit të paraardhësit të tij.

Ajatollah Sadik Larixhani është anëtar i Këshillit të Gardianëve të Iranit dhe vëllai i Kryetarit të Parlamentit, Ali Larixhani.

Nesër dalin para gjykatës 25 persona të tjerë për t'iu shqiptuar akuzat si rezultat e pjesëmarrjes në demonstratat paszgjedhore. //iç//

XS
SM
MD
LG