Lidhje

SHBA: Vazhdojnë debatet mbi reformën në shëndetësi


Sekretarja e Shëndetsisë së presidentit amerikan Barak Obama thotë se kritikët e reformës në kujdesin shëndetsor po përdorin taktika frikësuese në përpjekje për ta mposhtur projektligjin.

Sekretarja e Shërbimeve Shëndetsore Kathlin Sebelius iu kundërvu sot kundërshtarëve që thonë se plani i presidentit do ta lejonte qeverinë të nxiste euthanasian e të moshuarve apo të sëmurëve të pashërueshëm, përmes të ashtëquajturve komisione të vdekjes.

Zonja Sebelius tha se meqenëse kjo çështje është kaq e debatueshme, ka të ngjarë që klauzola për t'i dhënë fund jetës mund të mos arrijë deri në projektligjin përfundimtar. Ajo u tërhoq gjithashtu nga ideja që plani i kujdesit shëndetsor publik të konkurojë me kompanitë private, ide që presidenti e ka mbështetur më parë.

Zonja Sebelius i bëri komentet në rrjetin televiziv ABC, ku tha se administrata do të ishte e hapur ndaj kompromiseve për bashkëpunim në blerjen e sigurimeve shëndetsore që do të operonin në mënyrë të pavarur nga qeveria dhe që do të mbulonin 50 milion amerikanët që nuk kanë sigurime shëndetsore.

Republikanët thonë se këto lloj bashkëpunimesh mund të jenë një alternativë më e mirë se plani publik, për të cilin ata thonë se do t'i nxirrte kompanitë private të sigurimeve jashtë biznesit.//mm//


XS
SM
MD
LG