Lidhje

Ministrat izraelitë vizitojnë vendbanimet hebraike


Një delegacion prej katër ministrash të kabinetit izraelit zhvilloi një vizitë në vendbanimet e debatueshme në Bregun Perëndimor, në shenjë solidariteti me banorët hebrenj atje.

Vizita e ministrave izraelitë të punëve të brendshme, të informacionit, marrëdhënieve strategjike dhe shkencës e teknologjisë ishte një sfidë e hapur ndaj kryeministrit Benjamin Netanjahu i cili premtoi se do të prishte mbi njëzet vendbanime për shkak të trysnisë nga Shtetet e Bashkuara.

Kryeministri i ka deklaruar këto vendbanime si të paligjshme, por delegacioni i kabinetit e kundërshtoi këtë deklaratë duke thënë se vendbanimet ishin të ligjshme meqenëse ishin miratuar nga qeveria e mëparshme izraelite.

Ministri i Informacionit Juli Edelshtajn nga partia Likud e kryeministrit Netanjahu mori pjesë në këtë vizitë gjithashtu. Ai paralajmëroi se Bregu Perëndimor do të bëhej më i pasigurt nëse shpërbëheshin vendbanimet dhe nëse kolonët izraelitë shpërnguleshin nga territori i pushtuar prej Izraelit.

Zoti Edelshtajn tha se shpreson që Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli të gjejnë një gjuhë të përbashkët rreth kësaj çështjeje. //ii

XS
SM
MD
LG