Lidhje

Zona arkeologjike e Ulpianës, objekt kërkimesh të reja


Gjatë muajve të verës, Instituti Arkeologjik i Kosovës, organizon ekipe të rinjsh të punojnë në një nga vendet më të çmuara arkeologjike të Kosovës.

Zona arkeologjike e Ulpianës, e cila dikur ka qenë një qytet antik në rrethinat e Prishtinës, daton që para erës së re. Arkeologët prej kohësh kanë kanë kërkuar të gjejnë vendbanimet, sidomos pas zbulimit të bazilikës dhe portës veriore në vitet 1950.

Vendbanimet besohet të jenë shtrirë në një territor prej më shumë se një mijë arësh, jo shumë larg prej minierave të pasura me minerale. Arkeologët dhe historianët besojnë se pikërisht kjo ishte arsyeja që i nxiti romakët ta pushtojnë këtë zonë dhe ta përdornin metalin për të prodhuar monedha në Romë.

Qyteti shërben gjithashtu si testament i shkatërrimeve të psuhtuesve gotë dhe të një tërmeti të fuqishëm që tronditi rajonin në shekullin e gjashtë pas erës sonë.

XS
SM
MD
LG