Lidhje

Në Itali arrestohet një nga krerët e krimit të organizuar


Policia italiane thotë se ka arrestuar një ndër krerët e krimit të organizuar, i cili po kalonte pushimet me familjen në një plazh siçilian.

33-vjeçari Paolo Rosario de Stefano kërkohej nga autoritetet që në vitin 2005 dhe konsiderohet si një ndër kriminelët më të rrezikshëm të Italisë.

Zyrtarët thonë se ai u kap në Siçilinë lindore sot, në një vilë që kishte marrë me qera së bashku me gruan dhe 3 fëmijët.

Po sipas autoriteteve, De Stefano kryesonte një nga familjet kriminale, që i përkasin rrjetit ‘Ndragheta në rajonin e Kalabrisë.

Ai ishte pjesëtari i fundit i grupit të tij i kërkuar nga autoritetet, pasi ishte dënuar me 8 vjet burgim për aktivitet mafioz. //iç//

XS
SM
MD
LG