Lidhje

Irani hedh poshtë bisedimet “pa kushte” rreth programit bërthamor


Një zyrtar i lartë iranian i çështjeve bërthamore mohoi të ketë thënë se Teherani është i gatshëm të zhvillojë bisedime “pa kushte paraprake” me vendet perëndimore rreth programit të tij bërthamor.

Media shtetërore iraniane citoi të dërguarin e Iranit pranë agjencisë bërthamore të OKB-së, Ali Asghar Soltanieh, të ketë thënë se nuk kishte dhënë asnjë intervistë dhe nuk kishte bërë ndonjë koment për çështjen bërthamore.

Media shtetërore e kishte cituar më parë zotin Soltanieh të kishte thënë se "negociatat pa kushte paraprake janë qendrimi kryesor i Iranit në çështjen bërthamore.”

Zyrtarë iranianë kanë bërë deklarata të ngjashme në të kaluarën rreth bisedimeve të mundëshme rreth aktiviteteve bërthamore të Teheranit ndërkohë që kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen nga pozicionet e tyre në mosmarrëveshjet me Perëndimin.

Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera perëndimore kanë akuzuar Iranin se përpiqet të prodhojë armën bërthamore. Irani thotë se synimi i programit të tij bërthamor është prodhimi i energjisë elektrike. //iç//

XS
SM
MD
LG