Lidhje

Irak: 95 të vdekur nga shpërthimet në Bagdat


Policia irakiane thotë se një seri shpërthimesh pranë objekteve të rëndësishme në pika të ndryshme në Bagdat shkaktuan vdekjen e të paktën 95 vetëve dhe plagosën 536 të tjerë.

Sulmet e sotme e rendisën këtë ditë si më të përgjakshmen, që kur trupat luftarake amerikane u tërhoqën nga zonat urbane më 30 qershor.

Një shpërthim u krye në një lagje pranë Zonës së Gjelbër, pranë Ministrisë së Jashtme irakiane dhe theu xhama dritaresh të selisë së parlamentit të Irakut.

Zyrtarët thonë se predha mortajash goditën edhe Zonën e Gjelbër, ku ndodhen një numër zyrash të qeverisë irakiane dhe ambasada të huaja.

Policia tha se një sulm tjetër me mortajë kishte në shenjestër selinë e qeverisë lokale në Bagdat, ndërsa një kamion-bombë shpërtheu pranë Ministrisë së Financave në Bagdatin verior.

XS
SM
MD
LG