Lidhje

Në kërkim të jetës në hapësirë


Shkencëtarët kanë zbuluar se geizerë të ftohtë si ato në parkun Yellostone te Amerikës, gjenden në një nga hënat e planetit Saturn që mesa duket ushqehet nga rezervuarë të lëngëshëm që mund të gjenden vetem jo shumë thellë sipërfaqes akullnajore të hënës. Zbulimi i publikuar në revistën Science, mund ta rendisë Hënën Enceladus në krye të listës së kërkimeve për shenja jete brenda sistemit tonë diellor. Ky është edhe zbulimi më i rendësishëm në shkencën planetare në një çerek shekulli.

Hëna e Saturnit është një trup i akullt i quajtur Enceladus, me një diametër prej 500 kilometrash. Të dhënat nga geizerët atje lënë të kuptosh se ekzistojnë parakushtet për jetë poshtë sipërfaqes së hënës, siç janë uji i lëngëshëm dhe materie organike.

Faktori i tretë i rëndësishëm për jetën, energjia për procesin e jetës, mund të ekzistojë përqark burimeve hidrotermale rreth fundit të rezervuarve me ujë të Enceladus, njëlloj sikurse ekzistojnë në tokë.

Zbulimet e publikuara javën e kaluar janë bazuar në imazhet dhe temperaturat nga anija Cassini, që ka qënë duke studiuar planetin me unaza dhe hënat e tij që nga viti 2004. Shkencëtarët përdorën Cassinin për të marrë kampione që ndryshojnë formën sapo dalin nga geizerët.

Analizuesi i Cassinit për pluhurin kozmik, një instrument ky nga Insituti Max Planck për Fizikën Bërthamore në Heidelberg të Gjermanisë, ka studiuar përbërjen e unazës. Ato që gjetën ishin copëza që kishin përmbajtje kripërash, që lënë të kuptosh se shtëllungat formohen nga uji i lëngëshëm. Ralf Srama me Analizuesin e Cassinit shpjegon se çfarë zbuloi grupi i tij.

"Gjetëm sasi të mëdha kripërash në thërrmiat e akullta dhe mendojmë se është rezultat i një burimi oqeanor i cili ka ujë të bollshëm të lëngët i cili bie në kontakt me bërthamën e nxehtë të Enceladus. Mineralet e bërthamës shkrihen në lëng dhe pastaj lëngu formon flluska tejet të vogla që më pas nxirren nga geizeret e Enceladus duke rimbushur unazën e phuhurt përqark Saturnit".

Cassini ka fluturuar përqark Enceladus shtatë herë. Gjatë këtyre fluturimeve, Analizuesi i Pluhurit Kozmik dhe instrumete të tjera grumbulluan kampione nga shtëllungat dhe përcollën në tokë imazhe mjaft të qarta të kësaj bote të ftohtë akullnajore. Imazhet tregojnë disa çarje në rajonin polar në jug të hënës si dhe struktura në afërsi të geizerëve. Ultësira të shumta me sipërfaqe të lëmuara dhe mungesa relative e kratereve të mëdha lënë të kuptosh se këto rajone janë relativisht të reja.

Shkencëtarët mendojnë se Enceladus mund të ketë pasur kohët e fundit aktivitet tektonik apo shpërthim të ndonjë vullkani ujor, i cili ka ndryshuar sipërfaqen. Ndërkohë që Cassini vazhdon misionin e tij rreth Saturnit, këto teori të fundit rreth Enceladusit akullnajor tregojnë se nuk ka nevojë të gërmohet nën sipërfaqen e hënës sepse pjesëzat e pluhurit mund të ndihmojnë në zbulimin e të gjitha sekreteve të brendëshme.//iç//

XS
SM
MD
LG