Lidhje

Iraku ndaloin 11 oficerë sigurie lidhur me shpërthimet e djeshme


Iraku ndaloi 11 oficerë për t’i marrë në pyetje lidhur me dështimin e masave të sigurisë që çoi në vdekjen e të paktën 100 vetëve nga shpërthimet e djeshme duke e bërë të mërkurën ditën më të përgjakshme në këtë vend në më tepër se një vit.

Qeveria irakiane tha se më tepër se 500 persona të tjerë u plagosën nga sulmet e djeshme me bomba dhe me mortaja.

Një zëdhënës i ushtrisë irakiane i tha agjencisë franceze të lajmeve se rregullat i ndalojnë oficerët e sigurisë të lejojnë kamionët si ata që shpërthyen dje, t’u afrohen ndërtesave qeveritare.

Masat e shtrënguara të sigurisë megjithatë nuk arritën sot të parandalojnë një shpërthim tjetër në kryeqytetin irakian. Zyrtarët thanë se një bombë e lidhur pas një biçiklete vrau dy njerëz dhe plagosi të paktën 10 në pjesën qendrore të Bagdatit. //ii

XS
SM
MD
LG