Lidhje

Shqipëri: Të përndjekurit politikë kërkojnë shpërblim për vitet e burgut


Ne Tiranë, lajmet për krijimin e qeverisë së re dhe rishikimin e buxhetit shteteror për këtë vit dhe për 2010-ën nxitën reagimet e ish- të përndjekurve politikë të regjimit komunist. Ata kërkojnë që të mbarojë sa më parë procesi i dëmshpërblimeve të tyre për burgimin e padrejtë politik që kanë vuajtur gjatë regjimit komunist. Përfaqësues të ish-të përndjekurve politikë kërkojnë transparencë në hartimin e planeve buxhetore, si dhe ndarjen e një fondi sa më të madh për të dënuarit e komunizmit, që ende nuk janë dëmshpërblyer 19 vjet pas rënies së diktaturës. //mm//

XS
SM
MD
LG