Lidhje

Vështirësi në kthimin e emigrantëve shqiptarë drejt Greqisë


Emigrantët shqiptarë që po udhëtojnë drejt Greqisë po gjejnë mjaft vështirësi në anën greke të kufirit. Personeli i pakët në doganën greke ka krijuar që në orët e para të mëngjesit radhë shumë të gjata të emigrantëve në të dy pikat e kufirit, si në Kakvijë ashtu edhe në Kapshticë. Zyrtarët e policisë së dy vendeve kanë zhvilluar takime të përbashkëta dhe kanë arritur ta zhbllokojnë situatën. //mm//

XS
SM
MD
LG