Lidhje

Admiral Mullen: Gjendja në Afganistan, “serioze dhe në përkeqësim”


Shefi i Shtatmadhorisë amerikane tha të dielën se gjendja në Afganistan është “serioze dhe po përkeqësohet”. Në një intervistëme kanalin televiziv CNN, admirali Majk Mullen, tha se kryengritja talebane po përdor taktika më të sofistikuara.

Në një intervistë tjetër, admirali Mullen tha se e shqetëson rënia e mbështetjes së publikut amerikan për luftën në Afganistan.

Ai tha se ushtria amerikane është fokusuar në parandalimin e ndonjë sulmi tjetër në tokën amerikane dhe strategjia e saj e tanishme në Afganistan ka për qëllim të godasë dhe asgjësojë al-Kaidën, tTalibanin dhe aleatët e tyre ekstremistë.

Më vonë dje, gazeta “New York Times” shkruante se komandantët amerikanë me misionin e NATO-s në Afganistan thonë se nuk kanë numrin e mjaftueshëm të trupave për të bërë punën e tyre.

Gazeta nuk e indentifikoi burimin e saj, por shkruante se komandantët theksuan nevojën e tyre për trupa shtesë, kur u takuan me të dërguarin e posaçëm amerikan, Richard Holbrooke, gjatë dy ditëve të fundit. //iç//

XS
SM
MD
LG