Lidhje

Stefania Fernandez Miss Universe 2009, Miss Kosova në vend të tretë


Për herë të dytë radhazi në shumë vite, Venezuela fiton titullin Miss Universe.

18-vjeçarja Stefania Fernandez u shpall Miss Universe 2009 mbrëmë vonë në vendpushimin Atlantis të ishullit Paradise në Bahamas.

Ajo ishte mes konkurenteve nga 80 vende dhe u bë fituesja e 58-të e këtij titulli prestigjioz botëror. Shfaqja u transmetua drejtpërdrejt për miliona teleshikues në të gjithë botën.

Në vend të dytë doli Ada de la Kruz e Republikës Dominikane dhe e treta Marigona Dragusha nga Kosova. Ndër pesë finalistet ishin edhe Miss Australia dhe Miss Puerto Riko.

XS
SM
MD
LG