Lidhje

Gripi i derrave mund të shkaktojë deri në 90 mijë të vdekur në SHBA


Këshilltarët për shkencën të Presidentit Barak Obama thonë se gripi i derrave mund të shkaktojë deri në 90 mijë të vdekur në Shtetet e Bashkuara, gjatë stinës së ardhshme të gripit.

Kjo është një shifër tepër e lartë krahasuar me 30 mijë deri në 40 mijë vdekje që ndodhin këtu çdo vit për shkak të gripit të zakonshëm.

Në raportin e Këshillit të Këshilltarëve të Presidentit për Shkencën dhe Teknologjinë, thuhet se virusi H1N1 mund të prekë rreth gjysmën e popullsisë së Amerikës. Studimi i publikuar dje i bën thirrje qeverisë ta përshpejtojë përgatitjen e një vaksine, që t’u shpërndahet njerëzve më të rrezikuar.

Sekretarja amerikane e Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore Kathleen Sibelius thotë se kompanitë e ilaçeve kanë filluar testimet e vaksinave për gripin e derrit tek fëmijët. Ajo thotë se në se programi i testimeve vazhdon me këtë ritëm, deri në mesin e tetorit do të ketë një vaksinë për gripin H1N1. (ze)

XS
SM
MD
LG