Lidhje

Ndikimi i fiskulturës dhe ushqimit tek alcajmeri


Shkencëtarët po bëjnë përpjekje për të zbuluar nëse ushtrimet fizike dhe ushqimi mund të ndihmojnë në ruajtjen e kujtesës tek të moshuarit. Ekspertët paralajmërojnë se deri në vitin 2050 më shumë se 106 milion njerëz do të jenë prekur nga sëmundja e alcajmerit. Shumë prej tyre do të kenë nevojë për kujdes të vazhdueshëm shëndetësor.

Në një kishë baptiste në Xheksonvill të Karolinës së Jugut, besimtarët merren me aktivite fizike. Anëtarët e kishës po bëjnë përpjekje për t'u mbrojtur nga sëmundja alzajmer duke u marrë me aktivitete fizike dhe mendore. Ata mësojnë spanisht dhe kryejnë ushtrime fizike pavarësisht nga mosha.

Nëna e priftit Xhejms Brown ka vdekur nga alzajmeri, sëmundje e cila atij po i grabit kujtesën dhe aftësitë për të folur dhe kontrolluar funksionet trupore.

“Unë e di se i kam trashëguar ato gjene. Unë s’mund të ndryshoj gjenet por po përpiqem ta mposhtë këtë sëmundje.”

Prifti Brown i njeh shumë mirë vuajtjet që shkakton sëmundja alcajmer.

“Sa herë që shoh fëmijët e mi, e kam të qartë se duhet të gjejmë shërimin për këtë sëmundje”.

Prifti Brown dhe grupi i besimtarve të tij janë duke punuar me studiuesit nga Universiteti Duke që nga viti 2008.

Kathleen Welsh-Bohmer nga Universiteti Duke thotë se studiuesit e kanë vërejtur një ndryshim në grupin e besimtarëve që nga fillimi i studimit se ata janë më aktivë e më të lumtur.

Do të nevojiten disa vite para se të arrihen rezultate vendimtare.
Por, me shtimin e jetëgjatësisë vjen edhe mundësia se numri i pacientëve të prekur nga sëmundja alzajmer të dyfishohet në 25 vitet e ardhshme.

Disa studiues po ashtu po bëjnë përpjekje për të shikuar në se ndryshimet në mënyrës e jetesës mund të zvogëlojnë rrezikun nga sëmundja alzajmer.

Doktor Nikolas Scarmeas udhëhoqi një studim në Universitetin kolumbia që ekzaminonte llojet e dietave dhe të ushtrimeve fizike rë gati 2 mijë të moshuarve që jetojnë në Nju Jork.

“Ne i kemi vizituar ata në shtëpitë e tyre dhe i kemi pyetur për aktivitetet fizike dhe për prirjet për ushqimin. Pastaj i kemi vëzhguar për rreth vjetë”.

Studiuesit kanë shikuar nëse në veçanti dieta mesdhetare që është e pasur me fruta, perime, peshk , vajë ulliri së bashku me aktivitetet fizike ndikojnë në uljen e rrezikut për sëmundjen alzajmer. Sipas studimit, ata që përdorin një diet mesdhetare kanë ulur rrezikun për afër 40 përqind. Ndërsa, ata të cilët përdorin një diet mesdhetare së bashku me ushtrime fizike kanë ulur rrezikun për sëmundjen alzajmer për së paku 61 përqind.

"Duket se sa më shumë dieta mesdhetare shoqërohet me ushtrimet fizike, aq më mirë është sa i përket uljes së rrezikut për sëmundjen alzajmer”.

Rezulatet e studimit u botuan në revistën e Shoqatës Amerikane të Mjekësisë. (ze)

XS
SM
MD
LG