Lidhje

Mitrovicë: Policia pezullon rindërtimin e shtëpive


Policia nuk ka lejuar sot vazhdimin e punimeve për rindërtimin e shtëpive në një lagje ne veri të Mitrovicës e cila dje ishte skenë e përplasjeve të dhunshme ndërmjet grupeve të serbëve dhe shqiptarëve. Zyrtarë ndërkombëtarë thanë se pezullimi i ndërtimit për sot ishte bërë me qëllim të shmangies së ngjarjeve si ato të djeshmet që lanë pas vetes shtatë persona të plagosur lehtë. Ata u bënë thirrje të dyja palëve për vetëpërmbajtje dhe gjetjen e një zgjidhjeje nëpërmjet dialogut.

XS
SM
MD
LG