Lidhje

Afganistan; Karzai, Abdullah numër thuajse të barabartë votash


Komisioni i pavarur i zgjedhjeve në Afganistan thotë se presidenti Hamid Karzai dhe rivali i tij kryesor, ish ministri i Jashtëm, Abdullah Abdullah, janë në një garë të ngushtë pas numërimit të pjesës së parë të votave nga zgjedhjet presidenciale të javës së kaluar.

Pas numërimit të 10 përqind të votave, rezultatet tregojnë se zoti Karzai ka marrë 40.6 përqind të votave ndërsa rivali i tij, zoti Abdullah ka siguruar 38.7 përqind të votave.

Zëdhënësi i komisonit të pavarur të zgjedhjeve i tha Zërit të Amerikës se rezultatet nuk u japin kandidatëve ndonjë bazë që të shpallin fitore.

Zyrtarët e zgjedhjeve thanë se çdo ditë do të vazhdojnë të bëjnë publike rezultate tjera të pjesëshme. Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve priten të publikohen me 3 shtator.

Dje zoti Abdullah tha se ai ka një video dhe dokumente që tregojnë mashtrime të mëdha gjatë votimeve. Ai tha se miliona fletëvotime të falsifikuara janë hedhur në zgjedhjet e javës së kaluar dhe u bëri thirrje përkrahësve të tij që të ruajnë gjakftohtësinë dhe t’i shmangen dhunës./al/

XS
SM
MD
LG