Lidhje

Vazhdojnë përplasjet në Partinë Socialiste të Shqipërisë për zgjedhet


Në Shqipëri, një ditë pasi kryesia e Partisë Socialiste rrëzoi kërkesën e një grupi përfaqësuesish të saj për të përfshirë në rendin e kongresit të jashtëzakonshëm edhe disa ndryshime statutore, nismëtari i kësaj pakete, Ben Blushi, tha sotse arsyet e vendimit të mbrëmshëm janë thjesht personale. Sipas tij këto ndryshime i hiqnin të drejtën morale kryetarit Edi Rama të rikandidonte. Zoti Blushi tha se në partinë socialiste nuk do të ketë zgjedhje, por një votbesim të zotit Rama, i cili sipas tij është një humbës që e la partinë sërish në opozitë.

XS
SM
MD
LG