Lidhje

Kosovë: Shpallet i mbylluar diskutimi për protokollin EULEX - Serbi


Në Kosovë, Presidenti dhe Kryeministri i vendit e shpallën të mbyllur çdo bisedë mbi protokollin e paralajmëruar për t’u nënshkruar ndërmjet EULEX-it dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Zyrtarë të EULEX-it thanë se do të presin udhëzime nga Brukseli se si të veprohet më tej rreth këtij protokolli, që sipas tyre synon vendosjen e bashkëpunimit me autoritetet serbe në funksion të luftës kundër krimit të organizuar dhe veprimtarive të tjera të paligjshme. Çështja e këtij protokolli nxiti kundërshtime të ashpra në Prishtinë që u pasuan edhe me dëmtimin e 28 makinave të EULEX-it gjatë një proteste të lëvizjes Vetëvendosje.

XS
SM
MD
LG