Lidhje

Vazhdon pezullimi i ndërtimeve në veri të Mitrovicës


Në Kosovë as sot nuk është lejuar fillimi i punimeve për rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve në një lagje në veriun e Mitrovicës, zonë kjo e banuar me shumicë serbe. Punimet u pezulluan të martën pas një incidenti që la pas vetes shtatë persona të plagosur. Policia tha se gjendja në zonë sot ishte e qetë ndërsa po zhvillohen hetime lidhur me incidentet e fundit por edhe veprimet e pjesëtarëve të policisë së Kosovës.

XS
SM
MD
LG