Lidhje

SHBA: Personalitetet më të larta i japin lamtumirën senatorit Ted Kenedi


Shumë nga zyrtarët dhe ligjvënësit më të shquar dhe më të fuqishëm amerikanë u mblodhën në një kishë katolike në një lagje të thjeshtë të Bostonit për ti dhënë lamtumirën e fundit senatorit Ted Kenedi.

Qielli u mbuluar nga retë sot ndërsa më shumë se një mijë të ftuar u mblodhën në bazilikën katolike.

Bashkëshortja e senatorit Kenedi, Viktoria mbylli sytë dhe u përpoq të mbante lotët ndërsa tetë ushtarë çuan arkivolin e mbështjellë me flamurin amerikan në kishë.

Presidenti Barak Obama dhe tre ish presidentë amerikanë Xhorxh Bush, Bill Klinton dhe Xhimi Karter u bashkuan me 58 anëtarë të tanishëm dhe 21 ish anëtarë të senatit amerikan si dhe shumë miq dhe anëtarë të familjes.

Anëtari i Gjykatës së Lartë Stephen Breyer i cili ka shërbyer si ndihmës i senatorit të ndjerë, ishte gjithashtu i pranishëm.

Presidenti Barak Obama dha një eulogji, ndërsa violinçelisti Yo-Yo Ma dhe anëtarë të Orkestrës Simfonike të Bostonit interpretuan me nota emocionale.

Tenori i famshëm Plaçido Domingo këndoi.

Bazilika është një vend i veçantë për familjen Kenedi. Senatori Kenedi lutej aty çdo ditë kur vajza e tij Kara trajtohej për kancerin në mushkëri në një spital aty pranë në vitin 2003.//mm//

XS
SM
MD
LG