Lidhje

Afganistan: Presidenti Karzai rrit epërsinë ndaj rivalit Abdullah


Rezultatet e pjesshme që kanë dalë deri tani nga zgjedhjet presidenciale të Afganistanit tregojnë se presidenti Hamid Karzai e ka rritur epërsinë e tij, megjithëse është ende herët për të parashikuar rezultatet e përgjithshme.

Zyrtarët e zgjedhjeve thonë se shifrat e fundit përfshijnë votat e numëruara në 35 përqind të qendrave të votimit të përdorura në votimet e 20 gushtit.

Autoritetet thonë se nga votat e numëruara deri tani, zoti Karzai kryeson me 46 përqind, krahasuar me rivalin e tij kryesor Abdullah Abdullah, i cili ka 31 përqind.

Presidenti Karzai ende nuk ka vota të mjaftueshme për të shmangur balotazhin e zgjedhjeve, të cilat përfliten për manipulime të shumta.

Në zhvillime të tjera, departamenti amerikan i shtetit mohoi njoftimet e mediave afgane se Shtetet e Bashkuara po nxit formimin e një qeverie koalicioni në Afganistan.

Deklarata thotë se Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin apo kundërshtojnë asnjë nga kandidatët, por janë të interesuara vetëm në një proces të besueshëm zgjedhor.

Ndërkohë, kryeministri britanik Gordon Braun u bëri një vizitë të papritur trupave britanike në Afganistanin jugor sot. Ai i premtoi trupave mbështetje më të madhe në luftën e tyre kundër kryengritësve talebanë, dhe pasije për t’i mbrojtur ata nga bombat në anë të rrugës.

XS
SM
MD
LG