Lidhje

Ajova: 50 vjetori i vizitës historike të udhëheqësit sovjetik Hrushov


Shteti perëndimor amerikan, Ajova, po feston 50 vjetorin e vizitës historike të udhëheqësit sovjetik Nikita Hrushovit.

Një delegacion prej më shumë se 40 ligjëvënësish dhe biznesmenësh rusë gjenden në kryeqytetin e shtetit Ajova, Des Moines, për të marrë pjesë në ceremoninë që shënon vizitën historike të 1959-ës.

Në këtë ceremoni merr pjesë edhe djali i udhëheqësit rus, Sergej Hrushov, i cili tani jeton në Shtetet e Bashkuara. Ai ishte me babain gjatë udhëtimit të tij të parë në Shtetet e Bashkuara.

Hrushov u tha gazetarëve dje se vizita e kohës së Luftës së Ftohtë ishte një përvojë shumë e madhe. Ai thotë se kujton se si të gjithë njerëzit kudo po qeshnin gjërsa mirëpritën delegacionin sovjetik.

Hrushov tha se babai i tij ishte shumë i interesuar për bujqësinë pasi Bashkimi Sovjetik ishte përballur me mungesa kronike të furnizimit me ushqim.

Shteti Ajova është i begatshëm falë industrisë së bujqësisë e cila filloi të zhvillohej gjatë shekullit të 19-të.

XS
SM
MD
LG